Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se nesër në Komision do të shqyrtohet me urgjencë projektligji për legalizimin e kanabisit, dhe sipas tij kjo do të bëhet për të zbatuar urdhrin e narko-trafikantëve.
Vasili më tej shton se deputetët që do ta votojnë do të marrin për të gjithë jetën damkën e turpin që votuan për të vrarë shpresën e mijëra të rinjve.
STATUSI:
Neser ne Kuvend fillon shqyrtimi i Ligjit te legalizimit te droges nga deputetet e Rames!
Neser ne Kuvendin e Shqiperise fillon me urgjence te papare shqyrtimini i Projektligjit per Legalizimin e Kanabisit. Komisioni Parlamentar i Shendetesise per turpin e tij eshte ai qe fillon shqyrtimin e ketij Projektligji Kriminal. Komisioni i Shendetesise do shqyrtoje Projektligjin vrases te shendetit. Urgjenca e papare e miratimit te ketij Projektligji ka vetem nje shkak: urdherin e narkotrafikanteve qe do te zbrazin depot e mbushura me kanabis qe eshte mbjelle ane e mbane Shqiperise. Deputetet qe do ta votojne do te marrin per gjithe jeten damken e turpit qe votuan per te vrare shendetin dhe shpresen e qindra mijra te rinjve per ti sherbyer krimineleve dhe Edi Rames.
Turp, turp, turp!!!
()