I intervistuar nga Gazzetta.it, Bobo Vieri foli për të ardhmen e Romelu Lukakut, thashethemet e fundit të cilat e shohin atë në orbitën e Juventusit.
“Lukaku nuk mund të shkojë tek Juve pas asaj që tha. Nuk jam i shqetësuar, nuk e shoh atë të lëvizë te Juventus. Pastaj, ata kanë Vlahovicin, Lukaku nuk ka kuptim. Lukuku dëshiron të qëndrojë në Inter dhe për mendimin tim ai do të qëndrojë në Inter”- tha Vieri.
Kujtojmë që Lukaku luajti si i huazuar te zikaltërit në sezonin që lamë pas, ndërsa Interit nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Chelsean për blerjen e kartonit.
()