Më e keqja ka kaluar. Portieri i PSG, Sergio Rico është zgjuar nga koma dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, nuk ka hezituar të flasë për pësimin e aksidentit me kuaj më 28 maj.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim, ndërsa përmirësohem dita-ditës. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti.”-shkruan Sergio Rico.
()