“Do takohemi bashkë, do më njohësh”, konflikti në Krujë me Rrajat, ja mesazhi që i dërgoi një ditë para sulmit administratori i gurores një prej anëtarëve të fisit Maja

Zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar nga Rrajat për qytetarët e Borizanës në Krujë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për “” bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.

Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.

“Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, thuhet ndër të tjera.

Administraori I Gurores Fred Karaj Kercenon
Administraori I Gurores Fred Karaj Kercenon

Ndërkohë “” ka siguruar dhe pamjet nga protesta e banorëve më 2 maj para komisariatit Fushë-Krujë, teksa ata thanë se ishin kërcënuar nga policia për të mos denoncuar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×