Fshehja e ngjarjes në Borizanë, Lapaj: Punonjësi i thjeshtë i Policisë tradhtohet nga eprori

Avokati i njohur, Adriatik Lapaj teksa komentoi ngjarjen në Borizanë të Krujës, ku disa anëtarë të fisit të ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy persona, nga fisi Maja, deklaroi se policët e thjeshtë tradhtohen nga eprorët e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Lapaj tha se: “Punonjësit e policisë thjesht tradhtohen nga eprorët e tyre. Problemi është që në një shoqëri ku politika lidhet me biznesin në një zonë të caktuar për të bërë vota, forcat e policisë ndrydhen dhe tradhtohen. Policia e Shtetit funksionin në dy nivele. Në këtë histori është përfshirë një fis i një deputeti të PS-së. Ajo që di të them është se punonjësit e policisë së shtetit, tradhtohen.”.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×