Juventusi mbetet “duarthatë”, mbrojtësi i Serie A zgjedh Fiorentinën

Gjithçka e kryer për Fabiano Parisin te Fiorentina. Klubi violë ka vendosur të shpenzojë 10 milionë euro për mbrojtësin, para që do të shkojnë në arkat e Empoli.

Data e vizitave mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës me skuadrën e re ende nuk është përcaktuar, por gjithçka do të saktësohet në orët në vijim. Për Parisin është gati një kontratë pesëvjeçare, ndërsa ardhja e tij në kampin stërvitor mund të vonohet me disa ditë. Në fakt, mbrojtësi i krahut është rikthyer nga grumbullimi me ekipin U-21 të Italisë dhe për këtë arsye mund të shijojë edhe disa ditë pushim.

Për Fabio Parisin në garë ka qenë edhe Juventus, me bardhezinjtë që tashmë duhet të hedhin vështrimin nga objektiva të tjerë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×