Milan i sezonit të ri, Pioli: Të fillojmë me besim, merkato jonë me strategji dhe ide!

Milani i sezonit të ri ka filluar të marrë formë dhe tashmë skuadra ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. Edhe pse një vesh dhe një sy është nga merkato, kuqezinjtë kanë zbritur në fushë, për të qënë sa më në formë. Tekniku Pioli zhvilloi sot konferencën për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

“Kam shumë emocione, është e drejtë sepse është emocionuese të kthehesh këtu dhe të shoh përsëri lojtarët dhe tifozët. Kemi një dëshirë për të punuar për t’i bërë më të qarta idetë dhe rrugën që do të ndjekim.”

MALDINI DHE MASSARA – “Dua t’i falenderoj që të dy, ishte një marrëdhënie e qëndrueshme dhe nëse jam këtu i detyrohem atyre. Për Maldinin dhe Massaran kisha një vlerësim dhe dashuri, megjithatë klubi zgjodhi diçka tjetër.

TREGU – “Nuk jam unë ai që i bëj negociatat dhe tregun e transferimeve, por gjithmonë kam marrë pjesë në zgjedhjet për ekipin. Është ajo që po bëj dhe kam vlerësim për grupin tim. Tregu po lëviz, strategjitë dhe idetë janë aty. Të shohim se çfarë mund të arrijmë.”

TIFOZËT – “Ata janë unikë dhe më të mirët, me tifozët kemi një marrëdhënie të barabartë, ne japim gjithçka për ta dhe ata japin gjithçka për ne. Gjithmonë kam marrë përgjegjësinë dhe do të bëj gjithçka për të pasur një sezon pozitiv.”

CARDINALE – “Këtë mëngjes ai na uroi të gjithëve fat, nga njëra anë na inkurajoi dhe nga ana tjetër na stimuloi për të bërë një sezon të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë shumë afërsinë e Cardinales.

KALENDARI – “Dua të fillojmë me motivim dhe besim, kalendari dhe ndeshjet duhet të trajtohen. Nëse kemi tre ose katër ditë nuk ndryshon, duhet të punojmë mirë. Nuk është aq larg, kanë mbetur edhe 50 ditë dhe do të duhet të përforcohemi maksimalisht për të luajtur në çdo ditë të javës.”

AFRIMET – “Loftus-Cheek dhe Romero janë të motivuar dhe të kënaqur, ata presin shumë dhe duan të japin shumë. Një nga karakteristikat më të mira që mund të kërkojmë, përtej atyre teknike është motivimi.”

TONALI – “Sigurisht që është një humbje e rëndë nga pikëpamja taktike, duhet ta zëvendësojmë denjësisht. Është krijuar një situatë që i ka përshtatur të dyja palët dhe nuk mund të bëhej ndryshe.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×