Charles De Ketelaere luajti sezonin e parë me Milanin, por paraqitjet e tij ishin nën nivelin e mesatares. Mesfushori belg u aktivizua në 32 ndeshje, por nuk shënoi asnjë gol, ndërsa provoi vetëm një herë shijen e asistit.
Gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet një largim i mundshëm i 22-vjeçarit. Sipas asaj që shkruan Tuttomercatoweb, për Charles De Ketelaere ka interesim dhe sondazhe të ndryshme nga Ligue 1 dhe Premier League. Kujtojmë që lojtari mbërriti vitin e kaluar nga Clubbe Brugges për 32 milionë plus tre bonuse dhe një përqindje prej 12.5% për çdo rishitje të ardhshme.
()