Ballkani ka një mision të vështirë përpara, teksa të martën në “Fadil Vokrri”, do të sfidojë Ludogorets, në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League. Numri një i stolit të skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja, foli para takimit, duke dhënë opinionin e tij.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por këto janë të bukura për t’u luajtur, sepse nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët. Do bëjmë të njëjtën lojë, kemi disa mënyra për t’u përballur me kundërshtarin.
Por, në asnjërën prej tyre nuk kemi punuar për t’u mbrojtur. Ekipi është i orientuar drejt respektit të kundërshtarit dhe respektit të vetes tonë.
Ne kemi eksperiencë historike, kemi pothuajse të njëjtën ekip, përveç Ermal Krasniqit. Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari.
I kemi bërë të gjitha përgatitjet për të përfaqësuar futbollin e Kosovës sa më mirë” – Tha ai.
()