Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Luis Hamilton janë në një lidhje. Dyshja janë parë në festa, restorante dhe vende të ndryshme. Për më tepër, prania e krijueses së hitit “Copa Vacia” në të gjitha garat e Formula 1 nxit akoma më shumë thashethemet. Mirëpo së fundmi Shakira është parë duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa po garonte për Çmimin e Madh të Britanisë.
Në një moment ajo u kap nga kamerat, ndërsa dukej e relaksuar dhe e lumtur krah të pranishmëve të tjerë në aktivitetin sportiv. Hamilton performoi në mënyrë fantastike, teksa zuri çmimin e tretë në garë.
Sipas fansave mesa duket Shakira i sjell fat Hamiltonit , pasi performanca e tij ka qenë e shkëlqyer sa herë që këngëtarja e shoqëron atë. Më 4 qershor, në Çmimin e Madh të Spanjës, Hamilton përfundoi në vendin e dytë, pas një gare emocionuese.
Pas mbarimit të garës dyshja darkuan së bashku në një restorant në Barcelonë dhe ky veprim i yjeve të hollywood-it ka shtuar më shumë zërat për lidhje.
😏 CLARAMENTE, HAY MOTIVACIÓN EN EL #BRITISHGP
¡Shakira en la casa! 🔥🇬🇧 #F1xFSMX pic.twitter.com/FeEvAiCNuc
— FOX Sports MX (@FOXSportsMX) July 9, 2023