Cristiano Giuntoli u prezantua pak ditë më parë si drejtor sportiv te Juventusi pas largimit nga Napoli, ku u shpreh se ka bërë gjithmonë tifo për bardhezinjtë.
Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer shumë Presidentit të napoletanëve, De Laurentis.“Me të vërtetë nuk e prisja atë deklaratë. Më çuditi, më zuri të papërgatitur, e them realisht. Nëse do e kisha vënë re më herët se është tifoz i Juventusit, do e kisha hequr qafe më shpejt Giuntolin”, – Tha de Laurentis.
()