Arlind Ajeti lë “thatë” Tiranën, prezantohet te pretendentët e kampionatit rumun

Arlind Ajeti  ka një skuadër të re dhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës rumune të Kluzh. Pas një sezoni të mirë në aspektin personal me skuadrën e Pordenones, Ajeti kalon në këtë mënyrë në Rumani në një nga skuadrat më të mira rumune, teksa kërkohej nga Tirana.

Te Kluzh, ai do të gjejë edhe një tjetër shqiptar dhe bëhet fjalë për Ermal Krasniqi. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i skuadrës sonë! Mbrojtësi shqiptar, i lindur në Zvicër, ka luajtur në Serinë A për Torinon, Frosinonen dhe Krotonen.

Ajeti luan për Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilën ka 21 ndeshje dhe mori pjesë edhe në Euro 2016”, – shkruan klubi rumun.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×