“Butrinti”, Kushtuesja rrëzon deputeten Zhupa për pezullimin e ligjit. Pranohet vetëm kërkesa për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 4 nga 5 kërkesat e deputetes së PD-së, Ina Zhupa sa i takon koncesionit të parkut të Butrintit.

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e këtij ligji, ndërkohë që të vetmen pikë që ka pranuar është ajo për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë.

CFARË KËRKOI ZHUPA
Zhupa u shpreh sot për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin. Po ashtu, ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.

Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, deklaroi ajo për mediat sot.

KËRKESAT E DEPUTETES ZHUPA
Të gjitha komunikimet zyrtare mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit;
Thirrja e dëshmitarëve për çështjen, ekspertë të fushës dhe njohës të Trashëgimisë Kulturore të Butrintit;
Kërkojmë thirrjen e fondacionit shqiptaro-amerikan, kërkojmë të thirret adf, si subjekt i interesuar;
Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj;
Pezullimin e vënies në zbatim të ligjit;

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×