Kërkon masë më të lehtë sigurie, ja kur do të dalë para Apelit të Posaçëm Safet Gjici. Argumentet e avokatit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit i cili kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, ankimoi masën e arrestit me burg, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×