Partizani do të masë forcat me Bate Borisov në orën 20.45. Teksa jemi vetëm pak minuta para fillimit të takimit, skuadrat kanë dalë në nxehmje, për këtë ndeshje të turit të parë të kualifikueseve të Champions League.
Panorama Sport bën me dije se janë shituar 5 mijë bileta për takimin që do të mbahet në “Air Albania”. Tifozët e të kuqve kanë qenë bashkë-udhëtare me skuadrën gjatë gjithë sezonit të kaluar në ccdo sfidë, sakaq e njëjta gjë premtohet edhe për këtë edicion.