VIDEO/ Debutim pozitiv në Champions League, Struga e Shpëtim Duros barazon pa gola në Lituani

Struga ka debutuar në Champions League, teksa në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues barazoi 0-0 ndaj Zalgiris, në LFF stadionas (Vilnius).

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u tregua menjëherë e rrezikshme në portën e kundërshtarit, me kapitenin Ibraimi në minutën e katërt. Vendasit nga Lituania patën shansin e artë për të marrë epërsinë në këtë ndeshje pas një goditje me kokë të Hnid në minutën e 14-të, por portieri Kjosevski i mohoi festën ekipit të Vladimir Cheburin.

Struga mund ta mbyllte pjesën e parë në avantazh, nëse Shabani do tregohej më i saktë përpara porte. Emocionet ishin të shumta në fraksionin e parë, me Kendysh që shkakton drithërima, por vetëm kaq, pasi gjuajtja e tij ishte shumë e dobët.

Rastet konkrete nuk munguan as në pjesën e dytë, gjithsesi, skuadrat u detyruan të pajtoheshin me një barazim pa gola, duke lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×