Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ “Kam probleme shëndetësore”, i ati në kërkim për dhunë ndaj kushërinjve Maja, GJKKO jep vendimin për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia.

I riu kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ka probleme shëndetësore, por togat e zeza nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

Rraja akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai dyshohet se është i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit të 2019 tek “Mbikalimi i Shkozetit” ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe u vra shoferi Andi Maloku.

Ndërkohë babai i tij, Xhelal Rraja është shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja për guroren në Krujë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×