E zeza mbi të bardhë, Milinkovic-Savic firmos në Arabinë Saudite, lë Lazion pas shumë sezonesh

Sergej Milinkovic Savic ëshrë futbollist i Al-Hilal. Klubi arab ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të njohur nga skuadra e Lazios. Prej ditësh përflitej për një marrëveshje të mundshme dhe sot erdhi firma. Lojtari serb mbyll aventurën në kryeqytet, pas 8 sezonesh.

Savic ka luajtur 36 ndeshje në sezonin e kaluar, ku shënoi 9 gola dhe dha pasin e fundit 8 herë. 28-vjeçari ka luajtur më parë për Vojvodinën dhe Genk.

Me shitjen e Milinkovic, Lazio fiton 40 milionë nga Al-Hilal. Kontratë shumë e pasur për futbollistin, i cili do të fitojë 20 milionë në vit për 3 vite (gjithsej 60 neto bonuse)!

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×