“Kërkesa e SPAK u fsheh 3 ditë nga Parlamenti”, Berisha akuza Ramës: E ndihmoi Ahmetajn të arratisej për azil, pa i hyrë ‘ferrë në këmbë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me faktin që Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, gjë që u konfirmua dje nga avokatët e tij në mbledhjen e Këshillit të Mandatëve.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.

“Prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmteajn para se sa të njoftonin parlamentin. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur 3 ditë nga Kuvendi i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ultë morale, standardi më i ultë i organizatës kriminale të Ramës. Pasi pasuruan veten e tyre, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e tij tregon qartë se ishte rregulluar nga Rama”, tha Berisha.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×