Mori pasaportë shqiptare dhe pret një ftesë nga Sylvinho, bomberi kosovar prezantohet në Rusi

Mirlind Daku është një nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare kohët e fundit. Pasi nuk fitoi besimin nga përfaqësuesja e Kosovës, lojtari përflitej për një kalim tek Kombëtarja shqiptare.

Së fundmi Daku mori pasaportën shqiptare dhe u përforcua më shumë lajmi që ai do të vishet kuqezi dhe të jetë nën urdhërat e Sylvinhos. Por pavarësisht situatës së trazuar së Kombëtares, Daku është prezantuar tek ekipi i tij.

Rubin Kazan ka bërë zyrtare me anë të një postimi në Instagram afrimin e sulmuesit. 25-vjeçari u transferua nga Osijek tek ekipi rus për një shumë prej 1.5 milionë euro. Një aventurë e re për bomberin që po pret ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×