Sherr banal në Gjirokastër, plagoset me thikë 15-vjeçari

Mbrëmjen e sotme në lagjen “18-Shtatori” në Gjirokastër, është plagosur lehë me thikë një i mitur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katrori”, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar në këmbë me thikë presës një 15-vjeçar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×