Trashi me mesazh për Ballkanin: Nuk lejohet euforia për ndeshjen e kthimit, kemi bërë një punë të mirë deri tani

Ballkani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League, ku mundi me shifrat e pastërta 2-0 skuadrën bullgare të Ludogorets. Lojtari i skuadrës nga Suhareka, Lorenc Trashi tha pas ndeshje se ekipi ka bërë një punë të mirë, ndërsa për sfidën e kthimit theksoi se grupit duhet të lejë anash euforinë.

“Kur kam ardhur në janar kam pasur vështirësitë e mia. Kam ardhur me shumë dëshirë duke e ndjekur ekipin në Ligën e Konferencës. Fillimi ishte shumë i vështirë, pasi jam aktivizuar në vetëm dhjetë ndeshjet e fundit, por ia kam dalë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kur kam ardhur kam folur me presidentin dhe objektivat e tij nuk ishin vetëm kampionati. Kam ardhur me synime të qarta, që të kemi paraqitje dinjitoze edhe në Europë. Dua t’i falënderoj të gjithë. Sonte kemi bërë punë të mirë, ndonëse kemi pasur përballë një ekip shumë të fortë.

Mendimi im është që Kosova duhet të ndryshojë mentalitetin se si përfaqësohemi në garat evropiane. Nuk duhet të shkojmë si inferiorë. Hapat janë shumë të mirë dhe shpresoj që jo vetëm Ballkani, por edhe ekipet tjera të paraqiten mirë. Ludogoretsi ka shkuar në grupet në Champions. Është ekip i madh dhe na vuri në vështirësi në fund. Për ndeshjen e kthimit nuk duhet të kemi eufori” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×