187 milionë euro për 440 klube, FIFA shpërndan paratë e Botërorit 2022, në Itali kryeson Juventus

FIFA u ka shpërndarë 440 klubeve, 187 milionë euro për lojtarët e tyre në ekipet kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni më i lartë i futbollit botëror përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mes 440 klubeve në Botë që kanë marrë para, janë edhe 27 klube italiane. Juventus është ai i cili udhëheq listën me 2.7 milionë euro. Futbollistët Angel di Maria dhe Leandro Paredes arritën të shpalleshin kampion bote.

Në vendin e dytë renditet Interi me 2 milionë euro, që u përfaqësua me Lautaro Martinez dhe Hoakin Korrea nga Argjentina. Vendin e tretë e mban Milani me 1.4 milionë euro dhe top 5 plotësohet nga Fiorentina dhe Atalanta.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×