DETAJET/ Zjarri në garazhin e pallatit në Tiranë dyshohet i qëllimshëm, digjen disa mjete dhe evakuohen me urgjencë banorët

Mesditën e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për  se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×