“Kur isha 6 vjeç shoqja e mamasë abuzoi me mua”, rrëfimi shokues i Dele Alli: Kam shitur drogë në fëmijëri, shpëtova kur…

Sulmuesi anglez Dele Alli që luan me Everton në Premier League, ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij gjatë bisedës me legjendën e Manchester United, Gary Neueville. Ish-ylli i Totenhemit është parë shpesh herë si një lojtar shumë i talentuar në fushën e blertë, por me probleme të shumta në sjelljen e tij jashtë futbollit.

Tashmë, në rrëfimin e dhënë gjithçka merr kuptim dhe qartësisht jepen edhe arsyet se pse lojtari kishte sjellje të tilla. Ai ka rrëfyer se është përdhunuar nga një shoku i mamasë së tij, e cila ishte e alkoolike.

“Kur kam qenë 6 vjeç, një shoqe e mamasë abuzoi me mua, sepse mamaja ime ishte alkoolike. Më pas më dërguan në Afrikë që të disiplinohesha dhe më rikthyen sërish.

Kur isha 7 vjeç, nisa duhanin dhe një vit më vonë po shisja drogë. Më thoshte një plak se jam fëmijë dhe askush nuk dyshon tek unë, kështu që e shpërndaja me biçikletë.

Në moshën 11 vjeçare, më kanë varur poshtë urës. Ishte një burrë që e kisha te shtëpia ngjitur. Në moshën 12 vjeçare u adoptova nga një tjetër familje dhe ajo ishte familja që unë doja, ishte perfekte.

Kur isha 24 vjeç doja të tërhiqesha nga futbolli, e shihja se nuk po ia dilja dot por mendoja se është e vështirë të heqësh dorë nga gjëja që do më së shumti. Nga jashtë dukesha sikur e kisha fituar betejën e luftën, por në fakt nga brenda e kisha humbur”, u shpreh ndër të tjera Dele Alli në rrëfimin e tij.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×