Leonardo Bonucci mund të mos jetë pjesë e skuadrës për turin e Juventusit në Shtetet e Bashkuara, duke pritur të vendosë vetë të ardhmen e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk përjashtohet një divorc i mundshëm i Bonuccit me “Zonjën e Vjetër”.
Mbrojtësi 36-vjeçar nuk konsiderohet më në qendër të projektit dhe klubi tashmë e ka informuar atë se ai nuk do të jetë titullar në sezonin 2023-2024. Bonucci po reflekton, ai do të donte të luante në Kampionatin Evropian 2024 dhe për këtë arsye pistat e Arabisë Saudite dhe SHBA nuk janë shumë të preferueshme për momentin. Italiani luajti 16 ndeshje me Juventusin në sezonin që kaloi.
()