Kërcënoi me thikë një grua, procedohet penalisht 41-vjeçari

SARANDË

Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi ka kërcënuar me thikë një grua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase, banuese në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×