“Ku ndodhet Ahmetaj”/ Debat në Kuvend, Bardhi: Rama të vijë të na e tregojë. Nikolla: E informuam me email, është e drejtë e tij që…

Debat në Kuvend për arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas Berishës dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi informacion për vendndodhjen e Ahmetajt. Ai kërkoi më pas që kryeministri Edi Rama të vijë në parlament dhe të tregojë vendndodhjen e tij.

Bardhi: Ku ndodhet z. Ahmetaj dhe keni komunikuar me të?

Nikolla: Kemi dërguar email, informacionin në rrugë zyrtare. Është e drejtë e tij dhe…

Bardhi: Atëherë unë propozoj që kryeministrit të vijë në seancë dhe të na shpjegojë ku ndodhet Ahmetaj.

Gazment Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn.

Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën.

Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×