10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023, Cristiano Ronaldo u lë “targën” të gjithëve

Cristiano Ronaldo i mund të gjithë, edhe pse 38 vjeç. Ai ka mposhtur së fundi edhe Leo Messin, rivalin e tij të të gjitha kohërave. Ylli portugez hyri këtë vit në librin e rekordeve “Guinness” si sportisti më i paguar për vitin 2023.

Nuk është hera e parë, kjo kishte ndodhur tashmë në vitin 2017 dhe tre raste të tjera. Ronaldo i hoqi kështu “primatin” argjentinasit, i cili kishte qenë sportisti më i paguar në vitin 2022, me një vlerësim prej 130 milionë dollarë.

Ronaldo fitoi 136 milionë dollarë (rreth 121 milionë euro) nga maji i vitit 2022 deri në prillin e kaluar. Këtë fakt e shpalli “Guinness” në faqen e tij të internetit. Të ardhurat rekord të Ronaldos përbëhen nga 46 milionë dollarë fitime në fushë, kryesisht që kur ai vendosi këmbën në Ligën Pro Saudite.

Pjesa më e madhe vjen nga 90 milionë dollarët e përfituar jashtë fushave të blerta. Fitimet në terren përfshijnë pagat, çmimet dhe shpërblimet, ndërsa të ardhurat jashtë fushës janë një vlerësim i marrëveshjeve të sponsorizimit, tarifave të reklamimit të produkteve të ndryshme, çdo aktiviteti biznesi në të cilin portugezi ka një interes të konsiderueshëm.

10 SPORTISTËT MË TË PAGUAR NË BOTË

1-Cristiano Ronaldo (Futboll)

Fitimet totale: 136 milionë dollarë

Fitimet nga fusha: 46 milionë

Fitimet jashtë fushës: 90 milionë

 

2-Lionel Messi (Futboll)

Fitimet totale: 130 milionë dollarë

Fitimet nga fusha: 65 milionë

Fitimet jashtë fushës: 65 milionë

 

3-Kylian Mbappe (Futboll)

Fitimet totale: 120 milionë dollarë

Fitimet nga fusha: 100 milionë

Fitimet jashtë fushës: 20 milionë

Sporti: futboll

 

4-LeBron James (Basketboll)

Fitimet totale: 119.5 milionë dollarë

Fitimet nga fusha: 44.5 milionë

Fitimet jashtë fushës: 75 milionë

 

5-Canelo Alvarez (Boks)

Fitimet totale: 110 milionë dollarë

Fitimet nga ringu: 100 milionë

Fitimet jashtë ringut: 10 milionë

 

6-Dustin Johnson (Golf)

Fitimet totale: 107 milionë dollarë

Fitimet nga terreni: 102 milionë

Fitimet jashtë terreni: 5 milionë

 

7-Phil Mickelson (Golf)

Fitimet totale: 106 milionë dollarë

Fitimet nga terreni: 104 milionë

Fitimet jashtë terreni: 2 milionë

 

8-Stephen Curry (Basketboll)

Fitimet totale: 100.4 milionë dollarë

Fitimet nga fusha: 48.4 milionë

Fitimet jashtë fushës: 52 milionë

 

9-Roger Federer (Tenis)

Fitimet totale: 95.1 milion dollarë

Fitimet nga terreni: 1 milion

Fitimet jashtë fushës: 95 milionë

 

10-Kevin Durant (Basketboll)

Fitimet totale: 89.1 milion dollarë

Fitimet nga fusha: 44.1 milionë

Fitimet jashtë fushës: 45 milionë

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×