“Tradhtia” hipotetike e Romelu Lukakut dhe sugjerimi për kalimin e tij te Juventus, kanë shkaktuar jo vetëm reagimet e tifozëve të Interit, por natyrisht edhe atyre të Juventus. Shumica dërrmuese e tyre kanë shprehur përmes rrjeteve sociale mosbesim për negociatat, aq më tepër që belgu do të mbërrinte vetëm përballë shitjes së Dusan Vlahovic.
Ideja për të shitur një 23-vjeçar me hapësirë të mjaftueshme për përmirësim, pavarësisht ulje-ngritjeve të sezonit të kaluar, për ta zëvendësuar atë me një 30-vjeçar, i cili gjithashtu ka pasur vështirësi të luajë vazhdimisht në dy vitet e fundit, po huton shumë tifozë të Juventusit
Tifozët nga ana tjetër nënvizojnë se si nënshkrimi monstruoz i Lukakut është krejtësisht jashtë parametrave të klubit. Madje dikush beson se është vetëm një mashtrim, apo një lëvizje për të vënë një fole në veprat e rivalëve zikaltër.
Më pas ka edhe nga ata që po qeshin me të, duke shpjeguar se Big Rom do të mbërrinte jo si zëvendësim i Vlahovic, por i Bonucci-t, me një referencë të qartë ironike për “aftësitë e tij mbrojtëse” të shfaqura në finalen e Champions League.
Shumë, për të thënë të vërtetën, pranojnë se do të kënaqeshin të shihnin të “çmendeshin” rivalët e tyre, të cilët prej javësh ndjekin Lukakun dhe negociojnë me Chelsean për rikthimin e tij, por edhe në këtë rast, opinioni i përgjithshëm nuk ndryshon: mund të bëhet, por jo nëse çmimi që duhet paguar është sakrifica e Vlahovic.
()