Një lajm bombë vjen direkt nga Arabia Saudite. Neëcastle, pas Sandro Tonalit, kërkon edhe xhevahirin e Napolit, Kvicha Kvaratskhelia. Sipas medias saudite WinwinAllSports, duke shpjeguar se fondi i investimeve saudite që zotëron klubin anglez ka vënë në pjatë një ofertë 95 milionë euro për të transferuar futbollistin nga Gjeorgjia.
Në këtë pikë, pritet një përgjigje nga klubi me president De Laurentiis, i cili tashmë ka hequr Osimhen nga merkato dhe po përgatitet të largojë mbrojtësin Kim-min jae drejt Mynihut.
Kvaratskhelia, një nga arkitektët e Scudetto-s së fituar sezonin e kaluar, është një objektiv i ri për Newcastle, i cili duket se dëshiron të marrë seriozisht afrimin e tij në Angli. Kvara luajti 34 ndeshje këtë sezon, ku shënoi 12 gola dhe asistoi 10 herë.
()