Ryan Gravenberch kaloi një edicion delikat te Bayern Munchen. Mesfushori holandez, jo vetëm që u aktivizua pak, por nuk provoi dot as shijen e golit dhe as shijen e asistit.
Një prej skuadrave që thuhet se ka shfaqur interesim për të është Milani dhe pikërisht për këtë çështje, 21-vjeçari ka dhënë mendimin e tij për “Kicker”.
“Nuk dua të rijetoj një sezon si ky që lamë pas. Unë thjesht dua të luaj më shumë, mundësisht me Bayern Munchen. Nëse jo këtu, dua të luaj në një klub 100% sepse nuk dua të bëj një sezon si ky i shkuari” – Tha ai.
()