“Kam qenë kundërshtar me të”, Granit Xhaka për trajnerin Alonso: Telefonata e tij e parë, e veçantë për mua

Granit Xhaka, nënshkrimi i kësaj vere i Bayer Leverkusen, i larguar pas shtatë vitesh tek Arsenali, foli për mediat gjermane për herë të parë që nga transferimi i tij. 30-vjeçari shqiptar, kapiten i kombëtares së Zvicrës, tregoi ditët e tij të para në Leverkusen, lidhjen me trajnerin Xabi Alonso dhe rolin në skuadrën e re.

Kalimi i tij në Leverkusen – “Kam pasur biseda shumë të mira me Simon Rolfes (drejtor menaxhues sportiv), gjithashtu me trajnerin Xabi Alonso. Idetë dhe filozofia e klubit më bindën. Ishte një vendim i drejtë për t’u bashkuar me Leverkusenin. Ndihem vërtet si në shtëpinë time këtu, edhe pse janë vetëm ditët e para në stërvitje. Djemtë janë të shkëlqyer, më kanë rezervuar një pritje të ngrohtë”.

Objektivat për sezonin e ri – “Tani do të përpiqem të aplikoj përvojën time, të cilën e fitova vitet e fundit në Londër. Është një sfidë, por shoh shumë potencial këtu. Lojtarët janë në formë të shkëlqyer, ka një shpirt shumë të mirë ekipor”.

Trajneri i tij i ri – “Kemi dhjetë vite diferencë. Kemi pasur një lidhje prej një kohe të gjatë përmes përvojës sonë të përbashkët në Bundesligë. Ne u përballëm me njëri-tjetrin si kundërshtarë në atë kohë, ai luante për Bayern Munich, ndërsa unë isha në Gladbach (Borussia Mönchengladbach).

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×