Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan, ka folur në mikrofonat e Inter TV, duke treguar përshtypjet e tij para sezonit të ri.
“Jam shumë i lumtur që filloj sezonin tim të dytë në Inter, jam gati. Po pres që të gjithë bashkëlojtarët të kthehen në pushime, të jemi të gjithë së bashku, të luajmë dhe të arrijmë objektivat”.
Sekreti im?
“Janë bashkëlojtarët e mi ata që më kanë ndihmuar gjithmonë, gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin të fitojë ndeshjet. Unë jam këtu për të shkruar historinë e këtij klubi, jam gati edhe për këtë sezon.”
Çfarë ndjesish keni?
“Ne jemi të gatshëm të punojmë, duam ta nisim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme siç fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë vitin e kaluar”.
Cilat janë qëllimet?
“Qëllimet nuk ndryshojnë kurrë, ne jemi këtu për të fituar Scudetton, për të fituar Kupat dhe për të ecur sa më shumë përpara në Ligën e Kampionëve”.
()