Një mbrojtës kampion për Bayern Munchen, zyrtarizimi shumë shpejt

Kim Min-Jae është gati të bëhet më në fund lojtar i Bayern Munichut. Sipas asaj që raportohet nga Kicker, CEO i klubit bavarez Jan-Christian Dreesen deklaroi në konferencën për shtyp se njoftimi zyrtar për kalimin në Gjermani të mbrojtësit korean pritet në ditët në vijim.

Kim do të sjellë 50 milionë euro në arkat e Napolit, pra shumë para fitim pas vetëm një viti bashkëpunim. Kujtojmë që napoletanët e afruan lojtarin sezonin e kaluar, për rreth 20 milionë, nga Fenerbahçe. Marrëveshja me futbollistin ishte arritur prej disa kohësh, me Kim Min-Jae i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, pra deri më 30 qershor 2028.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×