Shpërthen bombola e gazit në Shëngjin, përfshihet nga zjarri apartamenti

Shpërthen një bombol gazi në një apartament në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur në një apartament pushimi në zonën e “Ranës së hedhun”, teksa bombola ka qenë në ballkon.

Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr,  i cili është shuar menjëherë falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook