Aksidenti me 5 të vdekur në Greqi, makina me targa të Shqipërisë u përplas kokë më kokë me kamionin, shihni pamjet

Pesë të vdekur është bilanci tragjik i aksidentit rrugor të ndodhur pasditen e së martës në Edessa, Greqi, ku një makinë me targa shqiptare u përplas kokë më kokë me një kamion. Makina në pjesën e përparme u shndërrua në një masë amorfe, ndërsa zjarrfikësja e Edessas u thirr për të nxjerrë të vdekurit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50 të pasdites, në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale të Selanikut Follorinë, kur në rrethana ende të pazbardhura dy mjetet janë përplasur kokë më kokë e për pasojë të gjitha pasagjerët e automjetit tip “Benz” me targa Shqipëria humbën jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina është dashur ndihma e 9 zjarrfikësve me 4 mjete, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, jashtë rrezikut.

Sipas mediave greke, viktimat dyshohet se janë të huaj pa u plotësuar gjithsesi identifikimi i të dhënave.
Hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit po kryhen nga Policia Rrugore e Edesës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×