Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku kanë zhvilluar një takim me strukturat e policisë vendore në Lezhë.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 60 minuta. Sipas burimeve, ministri iu ka kërkuar drejtuesve të policisë vendore angazhim maksimal për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në luftën kundër kriminalitetit.