Joshua Kimmich prej vitesh është një nga më të mirët te Bayern Munchen. Ai është konsideruar i pashitshëm, pasi çdo trajner që ka ardhur e shihte atë si titullar të padiskutueshëm.
Gjithsesi, së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe trajneri Tomas Tuchel ka bërë me dije se nuk do ishte problem nëse gjermani largohet.
Sa i përket skuadrave që mund të ndërmarrin ndonjë iniciativë për të siguruar shërbimet e Kimmich, emri që përmendet lart e poshtë është Barcelona. Gjithsesi, katalanasit do e kenë mjaft të vështirë për të transferuar futbollistin, për shkak të problemeve ekonomike që klubi gjigand i La Liga ka për momentin.
()