“Mjerë populli për atë Parlament dhe ata ministra”, Lefter Maliqi: Hetim pasuror politikanëve dhe sekuestro nëse duam shtet ligjor

TIRANË

Ish-kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi kërkon hetim pasuror për politikanët dhe sekuestro të pasurive nëse duam shtet ligjor.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi shkruan se kur flet për popullin, ministra e deputetë mbajnë veshët përpjetë, kur i servilosesh qeverisë duartrokasin!

POSTIMI I PLOTË
Hetim pasuror politikanëve dhe sekuestro nëse duam shtet ligjor 💪Kur flet për popullin, Ministra e Deputetë mbajnë veshët përpjetë! Kur i servilosesh Qeverisë duartrokasin! Mjerë populli për atë Parlament dhe ata Ministra! Vjedhje, abuzime, korrupsion, aktrime, mashtrime dhe votime kundër interesave të vendit. Dyfishuan rrogat e Deputetëve dhe Ministrave, se nuk ju dalin miliardat!! Pse nuk bëjnë Vetingun e politikanëve? Pse nuk bëjnë hetim pasuror të Deputetëve, ish-Deputetëve, Ministrave, ish-Ministrave, Drejtorëve, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarëve të Bashkive dhe ish-Kryetarëve të Bashkive apo të ish-Komunave, duke filluar nga vet unë! Kam qenë dhe mbetem i hapur! Na mbytën hajdutët, të paaftët, servilët dhe të korruptuarit! Po nuk i ndëshkojë Drejtësia do i ndëshkojë haka e popullit dhe Zoti! 🙏

Maliqi
Maliqi

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×