Çfarë po ndodh në “Don Bosko”? Prej dy orësh forcat e policisë dhe zjarrfikësit tentojnë të hyjnë në një apartament, shihni pamjet

TIRANË

Prej më se dy orësh një grumbull i madh njerëzish janë mbledhur rreth një pallati në zonën e “Don Boskos”, teksa forcat e policisë dhe në ndihmë të tyre dhe forcat zjarrfikëse tentojnë të hyjnë në një apartament në katet e larta.

Nuk dihet arsyeja e këtij “operacioni”, që ka filluar prej pasdites dhe vijon ende. Në pamjet e siguruara nga “” shihet se një palë shkallë të forcave zjarrfikëse janë mbështetur në ballkonin e një apartamenti në katin e katërt të pallatit dhe dy burra hipin në to. Nuk ka ende informacion nga policia se çfarë ka ndodhur, teksa ngjarja ka mbledhur shumë kureshtarë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×