FOTO/ Ky është 42-vjeçari, i divorcuar dhe babai i një vajze që u ekzekutua sot në Lezhë, viktima e radhës e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve

Ky është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë. Lekstakaj, babai i një vajze dhe i divorcuar, kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.

Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1996 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset. Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×