Ministri Balla takohet me ambasadorin britanik Smith, zbardhen diskutimet: Fokus krimi i organizuar dhe siguria publike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.

Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×