Po vizitonin “Shpellën e Pëllumbasit” dhe ranë në humnerë, helikopteri i Forcave Ajrore shpëton turisten gjermane me dy fëmijë, ja pamjet nga operacioni

Një turiste gjermane me dy fëmijë të mitur janë shpëtuar nga forcat e ushtrisë pasi rrezikuan jetën dhe ranë në humnerë pranë malit të Dajtit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit, teksa shkruan se gruaja dhe dy fëmijët, kishin rrëshqitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.

“Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës”, shkruan ministri Peleshi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×