U vuri flakën makinave në Vlorë, arrestohet autori, zbardhen lëvizjet e tij para ngjarjes

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar personi i cili ditën e djeshme i vendosi flakën automjetit në lagjen Pavarësia teksa më pas morën flakë edhe dy makina të tjera. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për se personi është arrestuar përgjatë mbrëmjes.

Bëhet fjalë për një djalë të ri nga mosha 25-30 vjeç i cili ka qenë autor u zjarrit. Personi në fjalë është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Ai është nisur nga zona e stacionit të trenit në lagjen 24 maji në Vlorë, është ndalur në një karburant ku ka pirë kafe, teksa më pas bidonin e ujit gjysmë litri e ka mbushur me benzinë për ta përdorur për t’i vendosur zjarrin automjeteve.

Të gjitha këto lëvizje janë vëzhguar pas ngjarjes nga policia e Vlorës teksa janë regjistruar si prova materiale tashmë.

Personi në fjalë dyshohet të ketë qenë i veshur me bluzën e zezë dhe kapele në kokë. Sapo është afruar pranë makinave është maskuar për të humbur gjurmët. Ndërkaq pritet njoftimi i policisë në vazhdim.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet brenda 24 orëve, ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vlorë, ku u dogjën qëllimisht 3 automjete.

Hetimet e thelluara çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrance të 2 prej autorëve të dyshuar, njëri prej tyre porositësi dhe tjetri zjarrvënësi.

Shpallet në kërkim dhe një bashkëpunëtor i tretë, i cili bashkëpunoi me autorët e vënë në pranga nga Policia, për të siguruar lëndën djegëse.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim intensiv, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Vlorë, ku u dogjën 3 automjete, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Triple”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale, konkretisht:

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit intensiv, brenda 24 orëve është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, ku u dogjën me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve A. H., N. H. dhe P. K.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke q enë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×