Afera e inceneratorëve/ “Grup i strukturuar kriminal për të vjedhur e bërë qejf”, “ Lubonja: Rama duhej të jepte dorëheqjen

Analisti Fatos Lubonja tha këtë mbrëmje në emisionin ‘Open’, se SPAK duhet të hetojë edhe persona të tjerë përveç Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ai u shpreh se “Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë”.

“Janë skandale që nuk t’i merr mendja… Ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur dhe për të bërë qejfe, e jo për t’i shërbyer popullit.

Rama duhej të jepte dorëheqje për mua. Por problemi është shumë i madh. Në një mënyrë ose tjetër, këta janë të gjithë brenda. Mërtiri, Zoto dhe Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë.

Ta reduktosh gjënë tek Ahmetaj, nuk e di SPAK sesa merret më gjithë këtë si kompleks, dhe sa i ka të ndara këta copa-copa”, tha Lubonja.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×