Çifti më i ri i verës, Bellanova poston foto duke puthur të dashurën

Paola Di Benedetto dhe Raoul Bellanova janë bashkë. Pas thashethemeve të javëve të fundit, çifti ka dalë zyrtarisht. Lojtari i Torinos, pesë vjet më i vogël se showgirl-i, ndau një foto në Instagram ku puth gjithë pasion të dashurën.

Imazhi më pas u rinda nga Paola në llogarinë e saj të Instagramit. Për Paola Di Benedetto ky është futbollisti i dytë në kurrikulën e saj sentimentale. Nga viti 2014 deri në 2018-ën ajo ishte e lidhur me Matteo Gentile.

Më pas ajo u dashurua me Francesco Monte dhe këngëtarin Federico Rossi. Gjithashtu Di Benedetto pati edhe një flirt të shkurtër me tenistin italian Matteo Berrettini. Ndërsa Bellanova shfaqet i lumtur tashmë që është lidhur me fituesen e Grande Fratello VIP, nga ku Paola mori famën më të madhe.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×