Projektohet shkëmbimi mes Barcelonës dhe Juventusit, skenar që mund të realizohet

Juventus dëshiron Kessiè për mesfushën dhe Barcelona po propozon një skenar të bujshëm në treg: Chiesa në këmbim të Kessiè. Sipas Giuntolit, sulmuesi i Juventusit konsiderohet i patransferueshëm, përveçse përballë ofertave shumë të larta.

Blaugranët janë të gatshëm të shesin ish-mesfushorin e Milanit. Një marrëveshje që mund të realizohet në ditët në vijim. Gjithsesi, Chiesa preferon të luajë në Pemier League, ku ka oferta konkrete, si është rasti i Chelsea-s.

Barcelona nuk mundet të bëjë blerje të çmendura dhe Chiesa kushton jo pak, prandaj kërkohet ky shkëmbim, por duhet parë edhe dëshira e sulmuesit italian, i cili duket se nuk është gati të transferohet në Spanjë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×