VIDEO/ Egnatia dhe Ararat-Armenia diskutojnë në shtesë turin e dytë të Conference League, katër gola në kohën e rregullt

Egnatia dhe Ararat-Armenia do të diskutojnë në shtesë se kush shkon në turin e dytë të Conference League, pasi koha e rregulla përfundoi 2-2.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, që në minutën e 3-të. Aleksi dërgoi një krosim fantastik për Fernandon, i cili u tregua i saktë me një goditje me kokë.

Miqtë nga Armenia nuk u dorëzuan dhe ia dolën të vendosnin ekuilibrat me Eza në minutën e 17-të. Redi Kasa “tundi rrjetën” në minutën e 36-të, duke rikthyer sërish epërsinë për skuadrën e Tetova.

Ararat-Armenia e nisi me mjaft dëshirë pjesën e dytë, me Adriano Castanheira që riktheu gjithçka nga fillimi, pas golit të 2-2.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×