News24 në vendin ku ndodhi tragjedia, si u mbytën babai me dy djemtë dhe nipin e tij në ujërat e HEC-it të Banjës, banorët: Liqeni plot me gropa

News24 ka udhëtuar sot në fshatin Drizë të Gramshit, ku ndodhi tragjedia me 4 viktima, ku babai me dy djemtë dhe nipin u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live tregoi detaje nga ngjarja, që i mori jetën Arben Zogut, 46 vjeç dhe dy djemve të tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipit, Melsi Zogu, 20 vjeç.

Sipas gazetarit, 4 viktimat kishin dalë nga shtëpia në orën 15:00 me dy motorë, për t’u larë në liqen, ndërsa iu kishin pohuar familjarëve se nuk do të vonoheshin shumë. Rreth orës 17:00 familjarët e tyre i kanë telefonuar, por askush prej tyre nuk është përgjigjur. Pasi kanë ardhur në vendin e ngjarjes, familjarët kanë parë dy motorët dhe sendet e tyre personale, si telefonat dhe rrobat e tyre. Nga rrëfimet e banorëve, liqeni ka shumë gropa, të cilat janë krijuar gjatë ndërtimit të HEC-it të Banjës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×